Shkëmbim spektakolar: Jules Kounde te gjiganti Italian.
Lajm i bujshëm nga Italia, Jules Kounde në Serie A.
Qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, pas zërave se dëshiron largimin nga Barcelona.
Kounde u transferua te Barcelona verën e shkuar dhe arriti ta fitojë titullin në La Liga në sezonin e tij të parë me fanellën e Blaugranëve.
Edhe pse pozita e tij është qendërmbrojtës, francezi pjesën më të madhe të sezonit e ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë dhe prandaj nuk është i kënaqur me statusin e tij.
Në rast se Barcelona nuk transferon një mbrojtës për krahun e djathtë, Kounde do të largohet nga Camp Nou dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Sipas Calcio Mercato, Inter e ka piketuar Kounde si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar.
Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë Barcelonës kartonin e Marcelo Brozovic dhe 20 milionë euro në këmbim të Kounde.
Barcelona ka shfaqur interesim për Brozovic dhe Katalanasit mund ta pranojnë ofertën e Interit, shkruan Calcio Mercato.