E papritur, ky është Insekti detyroi Rusinë të “njoh” Kosovën

21:04 | 11 Prill 2021

Insekti detyroi Rusinë të “njoh” Kosovën.

Së fundi në Kosovë u zbulua një insekt i njohur me emrin Porpotamophylac Coronavirus nga profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Por lajmi mori dhenë edhe në Rusi madje atje vendit të origjinës së insektit po i referohen si Republika e Kosovës, një gjë jo e zakontë nga shtetit rus, njofton Klan Kosova.

Vetë autori Halil Ibrahimi po thotë se kjo ishte diçka e papritur dhe ndihet i befasuar me këtë zhvillim.

E njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësojnë se kjo ishte vetëm një lëshim i organizatave ruse por që nuk ka ndikim në vendimet e diplomacisë së këtij shteti.

Komento: