E papritur: Ky lojtar largohet nga Barcelona

18:53 | 01 May 2020

Një lojtar është larguar nga skuadra e Barcelonës.

Bëhet fjalë për Arda Turan i cili do të rikthehet në elitën e futbollit turk.

Sipas ‘sport.es’ ka qenë trajneri Fatih Terim që ka bindur presidentin e Galatasaray, Mustafa Xhengiz për transferimin e 33 vjeçarit.

Aktualisht Turan është në pronësi të Barcelonës, me të cilën skuadër ka kontratë deri qershorin e vitit 2020.

Gjatë sezonit 2019/2020 ai luajti me Istanbul Bashakshehir, duke regjistruar vetëm 12 ndeshje. Gjatë janarit të këtij viti klubi nga Stambolli prishi kontratën me Arda Turan me pëlqim të dyanshëm.

Kujtojmë Arda Turan pjesë e Galatasarajit kishte qenë për plotë 11 vite (2000-2011), kur kishte vendosur që ti bashkohet Atletiko Madridit, teksa pjesë e Barcelonës u bë nga vera e vitit 2015-të.

Komento: