E papritur, ky trajner pritet ta zëvendësoj Simeonen

12:42 | 19 Shkurt 2022

Valverde mund ta zëvendësojë Simeonen

Diego Simeone është në krye të Atletico Madridit tash e dhjetë vjet. Argjentinasi, megjithatë, në javët e fundit është kritikuar shumë dhe kanë nisur spekulimet për shkarkimin e tij.

Kampioni në fuqi i Spanjës nuk është në objektivat që skuadra i ka. Në La Liga është shumë larg vendit të parë dhe mbrojtja e titullit duket thuajse e pamundur. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të shtunën se vendin e tij në postin e trajnerit mund ta zë Ernesto Valverde.

Ish-trajneri i Barcelonës është pa klub që prej vitit 2020. 58-vjeçari i ka fituar dy tituj me “blaugranan”. Me Simeonen, Atletico i ka fituar dy La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy trofe të Ligës së Evropës.

Komento: