
Po flitet se Mario Mandzukic do të jetë futbollisti që do të udhëtojë drejt Premierligës në janar.
Manchester United do të bëjë një përpjekje për të transferuar Mario Mandzukucin e Juventusit në janar, me Ole Gunnar Solskajerin që synon të zgjidh problemet e fazës së sulmit.
33 vjeçari ka qenë objektiv i Manchester United edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por kërkesa e tij për pagë të lartë, shkatërroi të gjitha këto bisedime.
Me largimin e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez në fund të afatit kalimtar, Manchester United e kanë detyrim sjelljen e një emri në fazën e sulmit, dhe Mario Mandzukic, duket emri më i arritshëm.
Sipas ‘The Sun’, ‘Djajtë e Kuq’ do të pyesin Juventusin për disponueshmërinë e Mandzukic kur të hapet afati kalimtar i janarit, përcjell lajmi.
Mandzukic me ardhjen e Maurizio Sarrit te Juventus, ka humbur pozitën e tij, duke nxehur bankinën.