E papritur, mërgimtari i vë djalit të tij emrin e politikanit të njohur

20:51 | 12 March 2019

U bë baba për herë të parë dhe emocionet i ka të mëdha.

Emri i një ish luftëtari të UÇK-së që tani është politikan u ripërtëri nga një bashkëvendës i tij në mënyrë goxha interesante.

Shqipërim Qufaj, që aktualisht jeton në Zvicër, djalit të tij të parë, ia vuri emrin Daut Haradinaj Qufaj.

U bë baba për herë të parë dhe emocionet i ka të mëdha.

Por krahas gëzimit Shqiprim Qufaj që jeton në Zvicër u kujdes që djalit të posalindur t’i vë një emër të veçantë, atë të një ish-luftëtari, tani politikan. Kështu ky po falënderon Daut Haradinajn për ndihmën që i dha gjatë luftës vëllait të tij dëshmor Beqirit, dhe për kontributin e Haradinajve për Kosovën.

Babai i Daut Haradinaj Qufajt që në duar mban të vizatuar portretin e vëllait dëshmor lë luftën e fundit në Prekullukë të Deçanit e ka një arsye se përse nuk ia vuri emrin e tij djalit.

E Dauti i vjetër që tani është politikan e mirëpriti këtë nderim nga bashkëvendësi i tij.

“Kjo është respekt që mu ka bo edhe mu personalisht, edhe familjes dhe unë e konsideroj si vlerë të shtuar emrin e tij”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Prindi i Dautit të vogël nuk do të ndalej me kaq me nderime ndaj Haradinajve po të kishte më shumë fëmijë në këtë lindje të parë.

“Po të më kishin lind binjak unë do të i’a kisha ngjit emrin Ramush Haradinaj”, tha ai.

Komento: