Milik pritet të transferohet te rivalët e Juventusit.
Arkadiusz Milik largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Juventus është klubi më i përfolur javët e fundit pas heqjes së pikëve dhe te Zonja e Vjetër në verë pritet një revolucion në skuadër.
Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Juventusi në verë është edhe Arkadiusz Milik, pasiqë Biankonerët nuk planifikojnë ta blejë kartonin e polakut.
Milik do të rikthehet te Marseille, por nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Francë, pasiqë një gjigant italian synon transferimin e tij.
Sipas Calcio Mercato, Lazio synon transferimin e Milik në merkaton e verës dhe Lacialët pritet që së shpejti të nisin bisedimet me Marseille.
Milik ka realizuar 9 gola dhe 1 asistim këtë sezon dhe Sarri e ka piketuar 29-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.