Mason Mount përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat, kanë bërë të ditur “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se Mount ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelseat dhe gjasat janë të mëdha të largohet nga klubi londinez në afatin kalimtar të janarit.
Interesim për shërbimet e tij, tashmë ka shfaqur Newcastle Unitedi, ekip që është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për 23-vjeçarin.
Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion në të gjitha garat ka dy gola e gjashtë asistime.