Nottingham Forest është përkujdesur për befasinë në ndeshjen e javës së 13-të në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Steven Cooper ka shënuar fitore minimale ndaj Liverpoolit, me këta të fundit që vinin pas dy fitoreve radhazi – shkruan Express.
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “City Ground”, u mbyll me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Taiwo Awoniyi, në minutën e 55-të.
Nottinghami pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet i parafundit në tabelë, me vetëm një pikë më shumë se Leicester City. Por, “Dhelprat” kanë momentalisht një ndeshje më pak.
Kurse, Liverpooli renditet i shtati në tabelë me 16 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Brightoni dhe Fulhami, që ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.