Duket se Chelsea do të mbetët pa yllin e skuadrës.
Danny Drinkwater nuk ka regjistruar ende asnjë paraqitje me “blutë” në sezonin 2018/19 dhe tashmë i është thënë të kërkoj skuadër të re.
“Mendoj se për të, problemi i vetëm është futbolli im” ka thënë Sarri në konferencën e së premtes.
“Ai është mesfushor shumë i mirë, por është i përshtatshëm për mesfushën me dy lojtarë, nuk përshtatet me tre mesfushorë” ka thënë tutje trajneri.
“Nuk di për të ardhmen e tij. Varët nga ai” ka përfunduar Sarri.
Kujtojmë se nën urdhrat e Antonio Conte, Drinkëater kishte regjistruar plotë 22 paraqitje me Chelsea.
Ai u transferua në “Stamford Bridge” nga skuadra e Leicester City, për shumën e 38 milionë eurove.