E papritur, propozohet taksë për Xhamit në këtë vend

19:24 | 12 May 2019

Propozohet taksë për xhamitë.

Ideja e vendosjes në Gjermani të një takse fetare për vendet e besimit mysliman por fiton mbështetës në vend, ku shumë ngrenë shqetësimin e financimeve të huaja.

Qeveria e kancelares Angela Merkel e cilësoi atë që mediat e përshkruajnë si ‘’taksë për xhamitë’’ si një formë e mundshme për financimin e vendeve të kultit.

E përditshmja Bild bëri publike përgjigjen me shkrim të qeverisë të një pyetjeje të drejtuar nga parlamentarët. Bëhet fjalë për një shtrirje edhe për fenë myslimane të një takse fetare që aktualisht mblidhet në Gjermani për të krishterët, në nivelin e rreth 8% të shumës vjetore të taksave të tyre mbi të ardhurat.

Komuniteti mysliman në Gjermani aktualisht regjistrohet rreth 5 milionë persona ose rreth 6% të popullsisë së përgjithshme.

Berlini beson se iniciativa duhet të merret nga shtetet rajonale gjermane, kompetente në vend për çështjet që lidhen me besimet fetare.

Sipas botimit të së dielës të përditshmes ”Die Ëelt” shumë prej landeve janë të gatshëm për të marrë në konsideratë krijimin e një taksë për xhamitë, përcjell Atsh.

Qeveria e Mecklembourg-Pomeranie (lindje) është plotësisht e hapur në lidhje me opsionin për të financuar xhamitë sipas modelit që ekziston për kishat. Kjo do të mundësonte uljen e ndikimit të huaj ndaj xhamive në Gjermani dhe për të zvogëluar rrezikun e radikalizimit.

Komento: