E papritur! PSG merr vendimin e rëndësishëm për Neymarin

20:41 | 08 Korrik 2019

Duket se Neymari do të largohet nga skuadra e PSG-së.

Kontestimet e vazhdueshme të Neymar me Paris Saint-Germain kanë vazhduar pasi klubi lëshoi një deklaratë duke kërcënuar lojtarin me dënim pasi ai nuk u paraqit në stërvitje të hënën siç pritej.

Anësori brazilian u prit në kryeqytetin francez për të filluar përgatitjet para-sezonale, megjithëse burimet afër tij këmbëngulin se ai ishte në ditë pushimi ekstra për shkak të përgatitjeve në Kupën e Amerikës para se të lëndohej.

“Të hënën më 8 korrik, Neymar da Silva Santos Junior duhej të kthehej në aktivitetet para-sezonale me skuadrën e Paris Saint-Germain”, thuhej në deklaratë.

“Paris Saint-Germain vëren se Neymar Jr nuk ishte i pranishëm në kohën dhe vendin e dakorduar”.

“Kjo ishte pa autorizimin paraprak të klubit”.

“Klubi i vjen keq për këtë situatë dhe prandaj do të marrë masat e duhura”, shkruhej ndër të tjera në reagimin e klubit francez.

Kujtojmë se 27-vjeçari është shumë i lidhur me një rikthim te Barcelona.

Komento: