E papritur, PSG rrëmben yllin e Juventusit

13:55 | 29 Qershor 2019

Leonardo Bonucci ka vendosur të transferohet në gjigantin francez.

Ai në dy vitet e fundit ishte protagonisti kryesor në tregun e transferimeve.

Mbrojtësi italian në verën e vitit 2017 vendosi të largohej nga Juventus shkaku i marrëdhënieve jo të mira me Massimiliano Allegrin, dhe për befasi të gjithëve, nënshkroi me Milanin.

Shkaku i këtij transferimi, Bonucci kishte zemëruar tifozët e Juventusit, por që e pranuan në rikthimin e tij në verën e kaluar.

Por, një largim të Bonuccit, te Juventus mund ta përjetojnë përsëri këtë afat kalimtar.
Mediet në Itali shkruajnë se Paris Saint Germian janë të interesuar për Bonuccin, për të cilit Juventusit i kanë ofruar 30 milionë euro.

Largimi i Bonuccit do t’i hapte rrugë transferimin te De Ligt, i cili veç se ka arritur marrëveshje në parim me Juventusin.

Komento: