Duket se skuadra e Real Madridit është duke u përgatitur për një super-transferim.
Synimi i Realit është transferimi i Miralem Pjanicit.
‘Calciomercato’ shkruan se drejtuesit e Real Madridit janë takuar me agjentin e Miralem Pjanic, për të diskutuar mundësinë e transferimit të yllit të Bosnjës.
Mesfushori së fundi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Juventusin, por një ofertë prej 80 milionë euro mund të konsiderohet nga kampionët e Serie A.
Pjanic ka kontribuar me katër gola në 33 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat këtë sezon.
Mesfushori boshnjak te Juventus është transferuar nga Roma në vitin 2016.