Ronaldo mund të transferohet në Inter Miami.
Cristiano Ronaldo mund të kalojë në Amerikë, tek Inter Miami.
E ardhmja e yllit portugez vazhdon të diskutohet, pavarësisht mbylljes së merkatos.
Ronaldo nuk është i lumtur në ‘Old Trafford’ dhe është në kërkim të një zgjedhje të situatës së tij.
Sipas ‘Daily Star’, Inter Miami do jetë destinacioni i radhës për portugezin, përcjell lajmi.
Klubi nga Amerika po planifikon një ofertë prej 10 milionë funte drejt Man United për lojtarin.
Djajtë e Kuq thuhet se janë gati ta lënë atë të largohet për 10 milionë funte dhe skuadra e MLS Inter Miami shpreson ta joshë atë me një kontratë masive që mund ta shohë atë të fitojë 30 milionë funte në vit.