E papritur: Sanchez po rikthehet në Premier Ligë

09:53 | 24 Tetor 2021

E ardhmja e Sanchez duket larg Interit.

Alexis Sanchez nuk ka patur minutat e pritura në dispozicion me Interin.

Kiliani ka patur shumë pak minuta me Interin dhe duket se Inzaghi gjithashtu nuk e sheh si një opsion më në formacionin e tij.

32-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga “zikaltërit” që në janar dhe për të ka interesim nga Anglia.

Sipas “BBC” për të është interesuar Everton dhe janë gati ta transferojnë në merkaton e dimrit.

Komento: