Skuadra shumë e njohur e futbollit e ka shkarkuar trajnerin.
Trajneri i Valencias Albert Celades është shkarkuar nga puna pasi një seri rezultatesh të këqija duke fituar vetëm dy ndeshje nga 13 sosh në të gjitha garat.
Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të skuadrës në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, vetëm një ditë pas humbjes së tyre ndaj Villarreal të dielën.
Celades u emërua si menaxher pas shkarkimit të Marcelino Garcia Toral, por nuk ka arritur të bëjë atë që pritej nga ai.
Celades gjithashtu u përball me një humbje të sikletshme kur skuadra e tij u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta, duke humbur 8-4 në total.
Valencia gjithashtu pësoi një humbje të rëndë kundër Granadës në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Evropës.
Valencia pozicionohet në vendin e tetë në LaL iga.