Skuadra e njohur ka marr një lajm aspak të mirë, duke kuptuar kështu se është përjashtuar nga Evropa.
Trabzonspor është pezulluar për një vit nga garat evropiane për shkeljen e rregullave të ndershme financiare, ka njoftuar UEFA.
UEFA ka deklaruar se klubi turk nuk do të jetë në gjendje të luajë në garat evropiane, nëse siguron kualifikimin.
Ky lajm për Trabzonspor është një tronditje e madhe, pasi kjo skuadër po kryeson në Superligën e Turqisë, dhe është rrugës së mirë për fitimin e titullit.
Një ndalje për paraqitje në Evropë, do të sillte një krizë financiare për klubin, që ka bërë investime jo të vogla për të arritur suksesin.
Rregullat financiare janë prezantuar nga UEFA në vitin 2011, duke parandaluar klubet që të bëjnë shpenzime më të mëdha sesa fitimet.
Kujtojmë se UEFA ka dënuar edhe Manchester Cityn për pjesëmarrje për dy sezone në Evropë, dënim që pritet të konfirmohet pasi çështja të zgjidhet në CAS.