E papritur, Tuna dhe Patris Berisha fotografohen bashkë

20:54 | 03 Maj 2024

Tuna dhe Patris Berisha janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e dy djemve të tyre.

Ata janë shfaqur në një portret shumë të bukur familjar, krahë njëri-tjetrit me dy fëmijët e tyre duke fryrë tortat me qirinj.

Ndonëse prej vitesh tashmë të ndarë, dyshja duket se kanë më me prioritet lumturinë e fëmijëve të tyre.

Kujdesi dhe përkushtimi ndaj dy djemve duket se do i bëjë shpesh bashkë ish-çiftin e shumëpërfolur.

Sakaq theksojmë se, artistja nga Kosova i është rikthyer muzikës.

Ajo ka filluar të mbajë koncerte në vende të ndryshme, ku performon krahë artistëve të njohur nga Kosova.

Komento: