Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro.
Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame, pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit më parë këtë muaj.
Një pjesë shumë e vogël gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani vjen nga një burim shumë modest.
Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.
“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli,”- i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon.”
Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.
“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi,”-tha Simon.