U përfol se Arsenali po e transferon një lojtar nga Dortmundi.
Borussia Dortmund ka reaguar pas spekulimeve se Mario Gotze mund të bashkohet me Arsenalin.
Gotze ka qenë i lidhur me një kalim në Premierligë jo pak herë, por gjithë karrierën deri më tani e ka kaluar në Bundesligë.
Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, nuk është i befasuar që Gotze është subjekt interesimi, por thotë se skuadra gjermane duhet të ndihet e relaksuar.
“Kemi dëgjuar për zërat nga Angli me vite”, ka deklaruar Zorc për ‘Sport Bild’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Si gjithmonë, ne jemi të relaksuar”.
“Mario Gotze nuk ka bërë kërkesë për largim. Ne kemi raportet të mira me babanë e Marios dhe agjentin e tij”.