E papritur: Ylli i madh kthehet në Milan

19:09 | 16 July 2020

Një e papritur ka ndodhur për skuadrën e Milanit, lojtari është kthyer sërish aty.

Ricardo Rodriguez nuk ka bindur skuadrën e PSV Eindhoven.

Skuadra e PSV ka kthyer Ricardo Rodriguezin te skuadra e Milan, pasi kanë vendosur kundër nënshkrimit me mbrojtësin e majtë.

Holandezët kishin nënshkruar me lojtarin në formë huazimi gjatë janarit, dhe raportohet se ata kishin të drejtën për ta blerë lojtarin për 4 milionë euro në fund të sezonit.

27 vjeçari është kthyer tashmë në Milan, edhe pse nuk mund të paraqitet me ‘Rosoneri’ për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai nuk pritet të qëndrojë gjatë në Milano, pasi skuadra gjermane si Hoffenheim, Hertha Berlin e Frankfurt kanë treguar interesim për të.

Rodriguez kishte kaluar vitet më të mira të tij në Bundesliga, me skuadrën e Wolfsburg, ku edhe shënonte 22 gola dhe luante në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Komento: