Në edicionin e fundit të Big Brother Albania 4, G-Bani ka shkaktuar shqetësim me komentet dhe kërcënimet e tij ndaj banorit tjetër, Gjest, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe fyese, shkruan Insajderi.
Ai ka vazhduar të ofendojë dhe kërcënojë Gjestin dhe produksionin, madje duke përdorur gjuhën greke.
Gjatë një bisede me Leartin, G-Bani e quan Gjestin “kurvë” dhe shpreh kërcënime, duke thënë se nuk do ta lërë rehat dhe se mund t’i bëjë diçka tjetër.
“Unë nuk do ta lë rehat, mund të bëj diçka tjetër dhe ta mbyll jashtë këtë kurvën. Le të më hedhin jashtë, nuk ma ndien, po ky çfarë do të bëjë”, ka thënë G-Bani.
Pas këtyre deklaratave, produksioni i Big Brother Albania 4 i ka dërguar një vërejtje të drejtpërdrejtë, duke kërkuar që G-Bani të kujdeset më shumë për përdorimin e mikrofonit dhe të ndalojë gjuhën ofenduese.
Megjithatë, ai ka vazhduar të kërcënojë duke thënë: “Mos u mërzit, ta rregulloj unë mikrofoni ty dhe të gjithë këtu brenda do ta shihni”.
Mbetet të shihet nëse do të ketë përnjëmend penalizim ndaj tij.