Është varrosu me nderime të larta polici Izet Demaj që u privuar nga jeta ditë me parë në Istog nga një hajn i bankës.
Në këtë ceremoni pjesë shumë qytetarë e figurat e larta politike të cilët po ngushëllojnë familjen e cila në këtë ditë po ndjen mall e dhimbje për humbjen e policit Demaj.
E shumë rëndë humbjen e babait e ka përjetuar vajza e tij.
Ajo me shumë mall ka puthur fotografinë e babit, duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Demaj po përkujtohet si një hero i cili gjatë detyrës së tij u vra në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe në parandalim të plaçkitjes së bankës në Istog ditën e enjte.