E përzë Milani, ja ku po transferohet Silva

11:43 | 14 Gusht 2019

Andre Silva, do të largohet nga Milano dhe ka vetëm çështje ditësh.

Disa javë më parë, Jorge Mendes pati një takim me Boban dhe Maldini, dhe në përfundim të takimit, ai premtoi të gjente klientin e tij një destinacion të ri,përcjell ORAinfo.

Sipas raporteve të fundit, Valencia është hipoteza e re. Rodrigo është në prag të sigurimit të një transferimi në Atletico Madrid, i cili do të çlironte një pikë në skuadrën e Mestalla. Në fakt, Jorge Mendes ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me pronarin Peter Lim.

Andre Silva e di se nuk ka të ardhme në Milano. Prandaj, ai po bën presion për një rikthim në La Liga, ku kërkohet edhe nga Espanyol. Ndërkohë, thashethemet po dalin edhe nga Portugalia./ORAinfo/

Komento: