E pëson keq Zidane, momenti kur Aidoo ia fut këmbën në gojë

23:56 | 16 Shkurt 2020

Zidane e pëson keq në ndeshjen ndaj Celta Vigo.

Zinedine Zidane e ka pësuar keq, në takimin ndërmjet Real Madridit e Celta Vigos.

Skuadra madrilene që vazhdon të kryesojë në La Liga, u ndal në barazim 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’ – kësisoj diferenca me Barcelonën në tabelë është vetëm një pikë.

Por, përveç se ekipi i tij dështoi të arkëtojë tri pikët, kjo edhe në aspektin personal ishte një mbrëmje për t’u harruar për trajnerin Zinedine Zidane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Celta Vigos, Joseph Aidoo, në një moment gjatë pjesës së dytë ndërhyri edhe në teknikun francez, që ndodhej afër vijës së rivënies anësore.

Madje, Zidane pësoi goditje në fytyrë, që mund të shihet edhe në foto.

Komento: