E pranon AQP se ka dëmtuar prodhuesit vendor dhe ka favorizuar ata serb

14:43 | 19 Janar 2019

Agjencia Qendrore e Prokurimit, pranon se më 2015 kishte dëmtuar prodhuesit vendor duke favorizuar ata serb.

Pas presionit publik dhe insitucional, kjo agjenci është përpiqur të arsyetohet se ka qenë një gabim teknik tek kërkesat e saj, për prodhime që vinë nga prodhues serb. Ajo ka bërë listen e produkteve dhe sasinë që synohet ta blejë përmes 23,5 milionë eurove, e që kryesisht janë prodhime serbe si “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Kjo agjenci në arsyetimin e saj, ka thënë se kanë përdorur një shabllon të vitit 2015, duke dëshmuar se gjatë këtij viti ka dëmtuar prodhuesit vendor duke i favorizuar ata të shtetit serb.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat”, thuhet në komunikatën e AQP-së.

AQP e ka pranuar se tashmë është tërhequr nga favorizimi që i është bërë prodhuesve serb.

“Gjithashtu, ju informoj, se pasi qe AQP ka vërejtur ketë gabim teknik, AQP ka ndërmarre hapat e nevojshme dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik. AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull ne ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë. Lëshimet e tilla teknike nuk do te tolerohen ne te ardhmen”, thuhet në arsyetimin e AQP-së.

Pas skandalit të “Plazma Tenderit” të AQP-së, përvec kryeministrit Ramush Haradinaj e Ministrit Endrit Shala, ka reaguar edhe kompania vendore “Meka”.

Komento: