Koronavirusi e ka lënë me pasoja kryeministrin britanik.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se koronavirusi ka ndikuar keq në shëndetin e tij edhe pse tashmë ai është shëruar nga Covid-19 ku të dyja testet i kanë rezultuar negative.
Johnson tha se pasi është shëruar nga koronavirusi i është dashur që të vendosë syze, duke qenë se ka pasur probleme me shikimin.
“Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë Johnson.
Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon të jetë në krye të detyrës.