E pranon Capital T se është në lidhje me Adrolen?

11:20 | 08 Gusht 2020

Capital T e pranon se është në lidhje me Adrolen?

Këngëtari Capital T dhe modelja Adrola Dushi ka kohë që flitet se janë në lidhje dashurie.

Të gjitha dyshimet filluan pasi Capital T kishte publikuar një fotografi krah modeles.

Pasi filluan të qarkullojnë zërat për një romancë të mundshme mes tyre, u kuptua se Adrola ishte pjesë e klipit “C’est la vie” të reperit.

Por, tashmë ata të dy ende thuhet se kanë diçka më shumë se miqësi dhe zërave u hodhi ‘benzinë’ edhe më shumë Capital T së fundi.

Ai ka publikuar një video, ku një prej ndjekësve i shkruan “Capo dhe Adrola janë ne lidhje. Kapo e ka kaluar javën e fundit në pushime afër Tiranës dhe në Tiranë ku është parë së bashku me Adrolën, p.sh ne Uka farm. Në Kep Merli të dy njihen prej kohësh dhe ku dëshmohet se ata janë më shumë se miq”.

Përgjigja e reperit ka lënë të gjithë pa fjalë, ku shkruan “Unë jam playboy”.

Komento: