E pranon Daçiq: S’ka hyrjet Serbisë në BE, nëse nuk gjejnë zgjidhje për Kosovën

13:12 | 07 Maj 2019

Ivica Daçiq parashikon presion të ri për Serbinë duke thënë se s’ka hyrje në BE, nëse nuk gjejnë zgjidhje për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm në Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francë.

Megjithatë ai pret që në kryeqytetin francez të ketë presion ndaj Serbisë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, në të kundërtën sipas tij Serbisë do t’i thuhet ta harrojë integrimin në Bashkimin Evropian.

“Është një rrugë e gjatë deri tek Parisi. Së pari duhet të përfundojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian, pastaj do të varen zhvillimet bazuar në fuqitë brenda BE-së”, është shprehur ai.

Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Daçiq ka thënë se pret që të ketë edhe në vazhdim presion të madh ndaj Serbisë që “Ju nuk do të hyni në Bashkim Evropian nëse nuk keni një zgjidhje”, shkruan telegraf rs, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera Daçiq ka kritikuar edhe qëndrimet e opozitës serbe, të cilët e akuzojnë Vuçiqin për tradhëti sa i përket Kosovës.

Komento: