E pranon edhe trajneri i njohur: Ishte penallti për Milanin

14:03 | 08 Prill 2019

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit pati shumë diskutime.

Marçelo Lipi, një nga trajnerët më të mirë italian, në mos më i miri, ka folur për “Radio Sport”, duke komentuar ndeshjen e Juventusit dhe Milanit.

71-vjeçari, i cili ka bërë historinë më Juventusin dhe Italinë, nuk mund të mos prekte temën e penalltive të paakorduara dhe akuzat e shumta, të cilat i drejtohen arbitrit Fabri.

“Kampionati italian është mbyll para tre muajsh. Nuk është e mirë kjo, por realiteti është kështu. Në Serinë A, ndodhi si në Francë. Po bën diferencën, fuqia ekonomike, kualiteti i skuadrave dhe shumë faktor të tjerë”, ka thënë Lipi.

Ndërkaq për penalltinë në rastin e Aleks Sandros është shprehur: “Sipas mendimit tim, gjyqtari Fabri ka humbur një mundësi. Të japësh penallti ndaj Juventusit do të thotë të bësh të lumtur gjithë Italinë e futbollit, apo jo? Ishte penallti me aq sa pashë, ndaj dhe mbeta i befasuar nga vendimi i Fabrit”.

Komento: