E pranon edhe Vuçiq, thotë se Çekia nuk do ta tërheq njohjen e Kosovës

15:10 | 12 September 2019

Deklarata e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës ka ngjallur reagime të shumta nga krerë të shteteve evropiane.

As vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk i beson deklaratave të homologut të tij çek, Milos Zeman, se ky shtet do ta tërheq njohjen e Kosovës.

Vuçiq sot tha se nuk mendon se është diçka reale që Çekia ta tërheq njohjen e Kosovës, shkruan lajmi.

Sipas tij, çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, mirëpo se shtetet që janë në të njëjtin bllok është shumë e vështirë t’i ndryshojnë qëndrimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Kujtojmë, se presidenti çek, Milos Zeman gjatë vizitës që pati në Beograd tha se nuk i ka edhe aq në qejf shqiptarët.

Madje tha se, shteti i tij do ta konsiderojë tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.

Si rrjedhojë e këtyre deklaratave, Kosova anuloi pjesëmarrjen në samitin e Pragës.

Komento: