Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbaj Kuvendin e saj Zgjedhor.
Në media gjatë ditës së sotme u raportua se brenda LDK’së është arritur marrëveshja politike që do të thotë që dy pretendentët për kryetar të partisë, Agim Veliu e Lutfi Haziri, e pranojnë Isa Mustafën si kandidat konsensual për të mbetur sërish në krye të LDK-së.
Në një linjë direkte, në Debat Plus të RTV Dukagjini, Lutfi Haziri i mohoi këta zëra duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.
Lutfi Haziri tha se “Niuk është e vërtetë, krejt Nka ka të vërtetë është arritja e marrëveshjes e cila formalisht do të shpallet nesër në ora 10.00. Nuk bëhet fjalë për asnjë çështje tjetër asnjë marrëveshje tjetër”, tha Haziri.
I pyetur se a është kandidat konsensual për kryetar të LDK-së, Haziri sërish u tregua i rezervuar duke mo shpërndarë informata më të detajuara.
“Unë kam qenë iniciator i marrëveshjes së madhe dhe kthimit të madh të LDK-së. Kjo marrëveshje do ta bashkoj LDK’në dhe do të dalë fituese e zgjedhjeve”, përfundon Haziri.