Simone Inzaghi pranon se Interi ‘sigurisht nuk është duke e nisur si favorit’ në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, por ata e merituan plotësisht mundësinë e tyre për të luftuar për trofeun.
Përballja është në Stamboll më 10 qershor dhe ndërsa fituesit e Premier Ligës janë në letër favorit, pavarësisht nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve, krahasuar me tre triumfet e mëparshme të Interit.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por është gjithashtu një finale që e fituam dhe e merituam plotësisht”, tha Inzaghi për Revistën e Ligës së Kampionëve UEFA, përcjellë lajmi.net.
“Kjo na bën shumë krenarë, kishte kaluar shumë kohë që një skuadër italiane kishte luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve”.
Finalja do të jetë kundër Manchester Cityt, i cili ka dominuar në Premier Ligë nën drejtimin e Pep Guardiolës, por që deri më tani nuk ka mundur të fitojë Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, trajneri e pranon që nuk e cilëson ekipin e tij si favorit ndaj kampionit anglez.
“Sigurisht që nuk po e nisim si favoritë, por kjo është ajo që e bën futbollin kaq të mrekullueshëm,” vazhdoi Inzaghi.
“Ne jemi përballë një prej skuadrave më të forta në botë, me një trajner që të gjithë e njohin. Të gjithë së bashku, ne kemi dëshmuar se mund të arrijmë gjithçka, tani duhet të kurorëzojmë gjithçka që kemi bërë deri më tani me këtë finale emocionuese.”