Ajo është njëra ndër aktoret më të dashura për publikun.
Aktorja e njohur turke Hazal Kaya e cila kurorëzoi dashurinë në martesë me producentin e njohur Ali Atay më 6 shkurt të këtij viti, nuk ka vazhduar ta mbajë më të fshehtë dhe së fundmi ka deklaruar se është disa muajshe shtatzënë.
Mediat turke raportojnë se të dy prindërit e ardhshëm janë tepër të lumtur dhe mezi po e presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Rikujtojmë se pak javë më parë u përhapën lajme rreth një shtatzënie të mundshme të aktores, mirëpo ajo asokohe ka mohuar gjithçka.