
Sarri ka mbajtur një konferncë për shtyp.
Juventusi do të luajë ditën e nesërme në oërn 21:00, sfidën e radhës në kampionat ndaj Brescias.

Pas fitore në shtëpi ndaj Hellas Veronës, bardhezinjtë luajnë në transfertë dhe kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri Sarri, I cili ka konfiruar edhe se Ronaldo ka probleme muskulore dhe prezenca e tij në fushë është në dyshim.
“Brescia ka dhënë një përshtypje të mirë, skuadër e organizuar që luan një futboll të pëlqyeshëm. Është e rrezikshme, ka entuziazëm dhe debutimi i Balotellit mund ta shtojë më shumë entuziazmin në ambient.”
Dua të shikoj gjendjen e lojtarëve, të mbledh të dhënat nga përgatitësit sepse nuk ia vlen të dëmtosh lojtarët. Ronaldo ka disa probleme me muskujt adduktorë, të shohim sot se si është situata. Higuain fatmirësisht nuk ka thyerje në kockën e hundës, është gati.
Skuadra është në zhvillim, duhet të gjejmë ekuilibrat e duhur dhe po punojmë për këtë. Në këtë fazë ndërtimi, Matudi është bërë i rëndësishëm për çështje taktike, ashtu siç po bëhej Douglas Costa dhe mentalisht po na mjngon një lojtar si Chiellini. Pastaj do të ketë momente kur lojtarë të rëndësishëm do të bëhen disa të tjerë.”