E pranon se është e sëmurë, Angela Merkel flet rreth gjendjes së saj

16:28 | 10 July 2019

Angela Merkel është shfaqur disa herë para medaive duke u dridhur.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka folur rreth shqetësimeve për gjendjen shëndetësore të saj, duke pranuar se është në trajtim që prej herës së parë që i ka ndodhur, transmeton Metro.

Merkel në një konferencë shtypi ka thënë se nuk ka nevojë për t’u shqetësuar rreth gjendjes së saj, pasi që ajo është duke u trajtuar.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Merkel tha se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo.

Kujtojmë se kancelarja gjermane është parë duke pasur dridhje të ashpra në tri takime, të cilat i ndodhën brenda një muaji. Pas kësaj janë ngritur shumë spekulime për gjendjen e saj, e cila duket jo e mirë.

Ja pamjet kur Angela Merkel dridhet:

Komento: