E pranon Valverde, ylli i madh po largohet nga “Camp Nou”

15:42 | 08 Dhjetor 2019

Menaxheri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet se Arturo Vidal mund të lejohet të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit.

Manchester United, thuhet se po vëzhgon situatën, dhe Valverde nuk ka pranuar të hedhë poshtë spekulimet lidhur me të ardhmen e 32-vjeçarit,përcjell ORAinfo.

Në një konferencë për shtyp, Valverde u tha gazetarëve:
“Vidal është lojtari ynë. Ne jemi të lumtur me të. Ka kaq shumë zëra. Kur të arrijë dritarja e transferimit të janarit, ne do të shohim se çfarë ndodh.

“Ka shumë gjëra që po ndodhin në janar, por është e vërtetë që ne kemi shumë mesfushorë”, ka përfunduar Valverde.

Vidal ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, vetëm katër nga ato dalje kanë ardhur nga formacioni fillestar./ORAinfo/

Komento: