Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjën ‘Dardanai’ në Prishtinë.
Dje është privuar nga jeta personi me inicialet G.R. 45 vjeçar i komunitetit rom, si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje fizike te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.
Viktima është goditur në kokë dhe ka mbetur pa vetëdije, më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria ka njoftuar se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj përleshje, si dhe i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Mësohet se në përleshjen fizike, ku humbi jetën 45-vjeçari, përveç grushteve nuk janë përdorur mjete të forta apo ar më. Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes dhe po merret me rastin.
Përmes raportit 24 orësh, Policia, thekson se i dyshuari i vr asjes së djeshme është ende në arrati.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.07.2019 – 17:51. Është raportuar se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sul muar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është goditur në kokë duke mbetur pa vetëdije. I njëjti nuk ka mundur ti përballojë lëndimet e marra dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari gjendet në arrati”, tha policia.
Viktima është nga Fushë-Kosova, kishte ardhur nga Gjermania, atje ka gruan dhe fëmijët.
Trupi i pajetë i tij është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.