E privoi nga jeta Ermal Kamberajn, ekstradohet nga Belgjika autori

16:26 | 21 Dhjetor 2018

Privimi nga jeta i Ermal Kamberajt në Mitrovicë vitin e kaluar tronditi të gjithë Kosovën. Autori i saj, sipas policisë dyshohej të ishte Sadik Bajrami, i cili kishte ikur pas krimit në Belgjikë. Por, i dyshuari është ekstraduar sot nga atje.

Ermal Kamberaj (24-vjeç) u privua nga jeta në vend të punës, në lokalin “Check In” në Mitrovicë.

Privimi nga jeta e të riut ndodhi në natën e 5 majit rreth orës 21:30 në lokalin ku ai punonte si menaxher. Fillimisht u tha se Ermali u privua nga jeta për shkak të një rezervimi të një tavoline, mirëpo ky version nuk është thënë zyrtarisht, shkruan Gazeta Express.

Ermali, dyshohet se u privua nga jeta nga Sadik Bajrami, 38 vjeç, nga Shipoli i Mitrovicës. Ai u qëllua me 3 plumba në kraharor.

Familjarët e të riut tashmë të ndjerë Ermal Kamberajt, kanë thënë se organet kompetente kanë pasur fakte të mjaftueshme që ta kapin autorin.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës sot ka njoftuar se është ekstraduar nga Belgjika, Sadik Bajrami, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta Ermal Kamberajt.

Sadik Bajramit i ngarkohen veprat penale “v… e rëndë, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve”.

Ndaj tij, ishte lëshuar fletërreshtim ndërkombëtar, i kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Komento: