E privoi nga jeta gruan, renë e tij dhe vetën, zbulohet një detaj tjetër për Hasan Krasniqin

20:07 | 24 April 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhru të dielën në Prishtinë, kur një person ka privuar nga jeta gruan dhe renë e tij, e pastja edhe veten.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmuar se prokuroria kishte ngritur aktakuzë për kanosje në fund të vitit 2017 ndaj Hasan Krasniqit, personit që të hënën në Prishtinë privoi nga jeta gruan, renë dhe më pas edhe veten.

Beka për KTV ka konfirmuar sot se ka pas një kallëzim penal ndaj Krasniqit dhe prokuroria e kishte ngritur aktakuzën më 11 dhjetor 2017. Ai ka thënë se deri në momentin e vr.asjes nuk kishin marrë asnjë informatë nga gjykata lidhur me rastin.

“Ne e kemi gjetur se më 2017 ka pas kallëzim penal për dhunë në familje apo më mirë thënë për kanosje mes dy bashkëshortëve. Ajo përfundoi me ngritje të akuzës më 11 12 2017. Lënda është në gjykatë”, ka thënë ai. “S’kemi informata për rastin, sepse s’ka përfunduar”.

Sipas tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë po i trajton me prioritet rastet e dhunës në familje.

Duke folur për rastin e Drenasit ku një e mitur dyshohet se ishte keqpërdorur nga një arsimtari, një polic, një avokat. Beka ka konfirmuar se rasti është afër ngritjes së aktakuzës.

Beka ka folur po ashtu edhe për parashkrimin e rasteve me ç’rast ka thënë se mungesa e gjykatësve ka sjellë një gjendje të tillë në gjyqësor. Ai është ankuar për numrin e vogël të prokurorëve. Ka thënë se në Prokurorinë që ai udhëheq ka nevojë për 70 prokurorë, e aktualisht janë vetëm 50. Beka ka thënë po ashtu se do të preferonte profilizim edhe për rastet e dhunës në familje, të grabitjeve, e krimeve kibernetike, por ka shtuar se kjo është e pamundshme për shkak të numrit të vogël të prokurorëve.

Komento: