E privoi nga jeta vajzën pesë muajshe pasi nuk ia duronte të qarat, Jashari kërkon edhe një shansë

10:41 | 30 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur nënton e kaluar në Zemun të Serbisë.

Ferdi Jashari, 23 vjeç, nga Zemuni i Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar kishte grushtuar për vdekje vajzën e tij pesë muajshe.

Ai pranoi se e kishte goditur vajzën me grushte pasi që, siç tha ai, e qara e vajzës e kishte bezdisur.

“Kam humbur gjënë më të shtrenjtë, atë që e kam dashur më së shumti. Jam fajtor. Me vjen keq, jam penduar, do ta kujtoj për tërë jetën atë që e kam bëra. Sikur të mund do t’i jepja vetes dënim të përjetshëm! Sidoqoftë, duhet ta dini që nuk kam dashur të ndodh kjo, nuk jam vrasës. Unë kërkoj një dënim më të lehtë, më jepni një shanse për të filluar një jetë të re dhe të kem përsëri një familje”, ka thënë Jashari para gjykatës.

Këto ishin fjalët e Jasharit gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Beogradit, ku dje filloi gjyqi për privimin nga jeta e vajzës së tij 5 muajshe.

Komento: