E quajti Haradinajn të papërgjegjshëm, ja si i përgjigjet Kadrijaj, Kusari-Lilës

21:20 | 25 Shkurt 2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reagur ndaj deputetës Mimoza Kusari, e cila e quajti kryeinistrin Haradinaj të papërgjegjshëm.

Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka quajtur kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën si kandidate të vetëshpallur për kryeministre, përcjell ORAinfo.

Kadrijaj ka thënë se Haradinaj ka formuar Ushtrinë dhe nuk mund të jetë i papërgjegjshëm.

Postimi i plotë:

Kandidatja e vetëshpallur për Kryeministre Teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri.

Një Kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm.

Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëzve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh!

Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë! /ORAinfo/

Komento: