E rëndë: 16-vjeçari nga Tetova vritet nga e dashura

11:03 | 24 Dhjetor 2022

Një 16-vjeçar nga Tetova është vrarë nga e dashura e tij 17-vjeçare në Tetovë. Rasti kishte ndodhur më 21 dhjetor dhe fillimisht ishte hetuar si vetëvrasje.

Sipas Zhurnal, vrasja ka ndodhur në rrugën “Banja e Tetovës”, në periferi të qytetit.

17-vjeçarja e ka pranuar se ka kryer vrasjen para prokurorëve të premten. Ajo është dërguar në paraburgim.

Sipas Prokurorisë në Tetovë, rasti kishte nisur fillimisht me përplasje verbale. Më pas, 17-vjeçarja e ka goditur me një mjet të fortë 16-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rëndë trupore të rrezikshme për jetë. Më pas, ajo e ka hedhur trupin e viktimës në lumin Shkumbin.

Komento: