E rëndë: Burri vret grua dhe pastaj veten

19:25 | 18 Shtator 2021

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur pasditen e kësaj të shtune fshatin Babunjë në Divjakë.

58-vjeçari Hekuran Rrasa ka qëlluar me armë gjahu gruan e tij Fëllënxën dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës.

Ngjarja ka shokuar të gjithë familjarët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet mbi shkaqet që çuan në këtë krim të dyfishtë.

Pranë banesës së çifit është gjetur dhe arma e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: