Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Durrës.
Një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 8 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jubë, teksa fëmija 8 vjeçar po lëvizte me biçikletë në momentin kur është goditur për vdekje nga një furgon.
Njoftimi
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin furgon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.