E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 34 vjeçare në Graçanicë, Policia nis hetimet

11:16 | 28 Dhjetor 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot n ëkomunën e Graçanicës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se viktima është 34-vjeçare dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Komento: