Ky është 17 vjeçari serb që raportohet se ishte privuar nga jeta nga Albert Krasniqi disa vjet më parë.
Albert Krasniqi, i cili u vr’a një ditë më parë dhe i dyshuari i vr’asjes është babai i tij, në vitin 2005 akuzohet se kishte vr’arë një serb në Graçanicë.
Albert Krasniqi, ishte i dënuar për vr’asjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike.
Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.
I riu Dimitrije Popoviq raportohet se ishte vr’arë në një lokal ku shërbehej “Fast Food”.
Siç përshkruhet, një veturë Audi e drejtuar nga një person tjetër ishte ndalur para kioskës.
Albert Krasniqi ishte gjithashtu në veturë, dhe ishte ai që qëlloi në drejtim të lokalit ku kishte edhe shumë njerëz.
Për këtë kr’im, Albert Krasniqi ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë bu’rg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.
Albert Krasniqi, biznesmeni që u vr’a dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.
Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.
Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.
Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.