
Sh. H. është burri që dyshohet se u privua aksidentalisht nga jeta këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.
I dyshuar për vrasjen është djali i viktimës, E. H., i cili është arrestuar nga forcat e policisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, është shprehur Rugova.
E lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë edhe Prokuroria e Pejës.
“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikçi,
Ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori.
