E rëndë në Itali: 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit – sapo kishte dalë nga burgu

17:55 | 05 Prill 2026
e-rende-ne-itali:-50-vjecari-shqiptar-gjendet-i-vdekur-ne-stacionin-e-tramvajit-–-sapo-kishte-dale-nga-burgu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Itali.

Trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta, por që po hetohen nga Policia Forenzike (Shkencore) vendase.

Viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk publikohet ende dhe që jetonte në Viterbo.

Detaji që ka ngritur dyshimet për shkakun e një vdekjeje nga faktorë të jashtëm është fakti se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.

Komento: